11:10 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këta janë personat që dyshohen të prekur me coronavirus në QKUK, ndër ta një kinez

Tri raste të reja të dyshuar për koronavirusin janë shtrirë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas informatave nga ky institucion njëri nga të dyshuarit është edhe një shtetas kinez, 28-vjeçar i cili ka ardhur në Kosovë më 2 shkurt 2020.

Lajmin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja.

Atyre u janë marrë mostrat për analiza.

 “Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marrë mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për IndeksOnline.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme në QKUK kanë qenë tre të dyshuar si të prekur me coronavirusin, por analizat kanë dalë negative./IndeksOnline/