75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Gj Sh

Këta janë të nominuarit për çmimin Lojtari i Vitit në Premierligë

Premierliga angleze mbylli edhe një sezon fantastik, ku skuadra e Arsenalit arriti të fitoj titullin e kampionit, duke lenë prapa Manchester Cityn.

Pas përfundimit të sezonit, janë bërë publike emrat e futbollistëve të nominuar për çmimin Lojtari i Vitit, shkruan IndeksOnline.

Tre futbollistë të nominuar janë nga skuadra e Arsenalit, me portierin David Raya, mbrojtësin Gabriel dhe mesfushorin, Declan Rice.

Futbollistët e tjerë të nominuar janë Bruno Fernandes i Manchester United dhe dyshja e Manchester Cityt, Rayan Cherki e Erling Haaland.

Fituesi do të shpallet në ceremoninë e PFA Awards në muajin gusht./IndeksOnline/