16:48 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Këta janë tetë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 te Prishtina

Tashmë është bërë e ditur se tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja që ka pasur të fillojë sot në ora 18:00, tashmë është në dyshim.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Oto John, Diar Miftaraj,  Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, shkruan Telegrafi.

Prishtina realisht për ketë ndeshje ka gati 14 lojtarë (prej tyre një portier), që sipas rregullave të fundit të UEFA-s, ndeshja mund të zhvillohet.

Tashmë mbetet të shihet se autoritet vendore a do të lejojnë që ndeshja të zhvillohet.

Formacionet e të dy skuadrave vetëm janë futur në sistem, prite një ‘OK’ nga UEFA.