Këta janë tre aktivistët e Vetëvendosjes që hoqën flamujt e Kosovës, mësohet arsyeja! (Foto+Video)
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona pasi të njëjtit kishin larguar flamujt e Republikës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Burime të “Indeksonline” tregojnë se të dyshuarit janë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Bëhet fjalë për; Egzon Azemin, Januz Shatrin si dhe Luan Hotin.
Mësohet se të njëjtit këtë veprim e kanë bërë me arsyetimin se në vend të flamurit kosovar duhet të vendoset ai kombëtar (Kuq e Zi).
Azemi, Shatri dhe Hoti pas këtij veprimi janë shoqëruar për në stacionin e policisë e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Prokurori i këtij rasti ka udhëzuar që rasti të iniciohet si vanalizëm derisa mbetet nën hetime. /Indeksonline/
(Foto: Januz Shatri)
(Foto: Egzon Azemi)
(Foto: Luan Hoti)