13:07 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen serbët në Gazimestan, valojnë edhe flamurin grek (Foto)

Serbët janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.

Atje tashmë kanë shkuar një numër i konsiderueshëm i serbëve, të cilët kanë nisur të fotografohen e të valojnë flamurin serb, raporton Indeksonline.

Përveç kësaj, ata kanë shpalosur edhe flamurin e Greqisë duke lënë të kuptohet miqësia që këto dy vende kanë me njëri-tjetrin.

Në ceremoni po marrin pjesë kryepeshkopi i Kishës Ortodokte të Malit të Zi dhe kryepeshkopi për Rashkë dhe Prizren./Indeksonline/

Ndryshe, për këtë festë kishte shprehur dëshirë për pjesëmarrje edhe Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtjes, por institucionet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën./Indeksonline/