16:41 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Këta janë tre futbollistët e vetëm që e kanë dribluar Wan-Bissakan më shumë se një herë

Aaron Wan-Bissaka është mbrojtësi i vetëm në Premier ligë të cilin nuk kanë mundur ta driblojnë shumë futbollist.

Futbollistët që e kanë dribluar atë më shumë se njëherë janë: Marcus Rashford i cili e dribloi dy herë në ndeshjen Crystal Palace- Man Utd.

Raheem Sterling është futbollisti tjetër që e ka dribluar atë dy herë në ndeshjen Man City-Man Utd.

Dhe Firmino i Liverpoolit po ashtu e ka dribluar mbrojtësin dy herë në ndeshjen Liverpool-Man Utd, të cilën e fitoi Liverpool.

Bissaka ishte futbollist i Crystal Palace në ekipin e të rinjve e pastaj edhe në skuadrën e parë deri sa në vitin 2019 u transferuar në United./Indeksonline/.