08:49 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Këta janë tre personat që u lënduan rëndë në aksidentin e djeshëm në Deçan

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje në fshatin Lëbushë të Deçanit. Tre të rinjë janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të pësuar.

Florent Tetaj nga Lluka e Ulët, Imer Gjukaj nga Strellci i Ulët dhe Smajl Mustafaj nga Gjakova janë tre personat që po trajtohen në QKUK si pasojë e aksidentit të djeshëm.

Tre të lënduarit ndodhen në mjekim inteziv si pasojë e aksidentit ballor të pësuar mesditën e djeshme./Indeksonline/