12:43 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Këta janë tre të rinjtë që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Tre persona kanë vdekur në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Kaçanik- Ferizaj. Në këtë aksident, viktimat janë të rinj nga Kaçaniku.

Bëhet fjalë për Flamur Berisha, Artan Lika dhe Enis Ceka, të cilën ndodheshin në veturën ngjyrë hiri, e tipit ‘Opel-Astra’, shkruan Indeksonline.

Sipas raporteve të para të Policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi  i veturës “Opel Astra” me targa lokale (F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe duke u rrokullisur me automjetin.

Ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse dy pasagjerët tjerë kanë ndërruar jetë në QKUK. Ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në klinikë./Indeksonline/

 

 

Tre të vdekur e një në gjendje të rëndë nga aksidenti në magjistralen Kaçanik-Ferizaj (Video)