22:16 / E Hënë, 10 Janar 2022 / LB

Këta pritet të jenë drejtorët e rinj të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës arriti ta kthej pushtetin në komunën e Prizrenit.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj e ka emëruar sot nënkryetar të komunës, Kujtim Gashin.

Kjo pritet t’i hap rrugë edhe emërimit të drejtorëve komunal.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se në PDK po diskutohen këta emra për drejtor të komunës.

Çelë Lamaj – Drejtor i Shërbimeve Publike, Bexhat Bytyqi – Drejtor i Bujqësisë, Luljeta Veselaj-Gutaj-Drejtoreshe e Arsimit, Adem Morina – Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport.

Totaj ditë më parë në një prononcim për Indeksonline pati konfirmuar se partnerët e tij në bashkëqeverisje AAK e Nisma do t’i kenë nga tri drejtori.

Indeksonline më herët ka raportuar edhe për drejtoritë që do t’i udhëheq Nisma Socialdemokrate.