Këta pritet të jenë tre drejtorët e AAK-së në komunën e Shpend Ahmetit (Foto)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tri drejtori në komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Në marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë, AAK pritet të udhëheqë drejtorinë e Arsimit, Inspeksionit dhe Sportit.
Indeksonline mëson se Jonuz Salihu do të jetë drejtor i ri i Arsimit, zëvëndësministri i FSK-së, Brahim Mehmetaj do të jetë drejtor i Inspeksionit, ndërsa Fitim Rexha pritet të jetë drejtor i Sportit.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit nga Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/