11:30 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këtë fundjavë luhet rrethi tjetër i Kupës së Kosovës, ja orari dhe përballjet interesante

Të shtunën dhe të dielën do të luhet faza e 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, në futboll.

Ndeshja më interesante pa dyshim se do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës’89 që luhet nesër.

Gjithsej do jenë 8 përballje, 4 luhen nesër dhe 4 të tjera të dielën, shkruan Indeksonline.

Në takimet tjera takohen:

E shtunë: Drenica – Dardana, Feronikeli – A&N, Vitia – Dukagjini dhe Ballkani – Trepça’89.

E diel: Trepça – Vushtrria, Liria – Ferizaj, Gjilani – 2 Korriku dhe Arbëria – Prishtina.

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje do të fillojnë nga ora 12:30./Indeksonline/