16:54 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / OSH

Këtë sezon dështimi i ka dy emra, Antoine GRIEZMANN dhe Jadon SANCHO!

Bën shumë bujë në merkaton verore, por në fushë po janë shumë të qetë.

Rikthimi i Antoine Griezmann në Atletico Madrid dhe transferimi i Jadon Sanchos në Manchester United mund të përshkruhet me një fjalë “DËSHTIM”, transmeton Indeksonline.

Te dytë kanë dështuar të shënojnë apo asistojnë këtë sezon dhe impakti i tyre në fushë mund të përkufizohet me numrin 0.

Griezmann pritej që të rikthente formën e tij që e kishte por deri më tani e ka vazhduar formën që e kishte tek Barcelona.

Në anën tjetër, Sancho pritej të shpërthente, sidomos pas një super sezoni me Dortmundin, por ai po e bënë tërësisht të kundërtën.

Si Griezmann po ashtu edhe Sancho ende nuk kanë përmbushur as për së afërmi pritshmëritë e tyne./Indeksonline/