23:18 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

“Këtë vit do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka konfirmuar se këtë vit Kosova do të aplikojë për shtetkandidat në Bashkimin Evropian.Në Rubikon të Klan Kosovës ajo sqaroi ky është një proces shumë politik, por njëkohësisht i shoqëruar me shumë hapa teknikë që kërkojnë profesionalizëm dhe ekspertizë.

“Ne kemi thënë që do të aplikojmë këtë vit, dhe do të aplikojmë këtë vit. I kemi njoftuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që synimi ynë është që të aplikojmë këtë vit sepse duam ta gëzojmë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian”, tha Gervalla.

Sipas saj, nuk ka popull në Bashkimin Evropian i cili është kaq pro-evropian sa Kosova.

Mbi 90% e qytetareve të këtij vendi janë për rrugën drejt BE-së, për hyrjen në NATO, dhe i përkrahin të dyja këto mekanizma si rruga e vetme e këtij vendi drejt së ardhmes evropiane, prandaj kërkesa jonë do të duhej të konsiderohej si shumë e natyrshme”.“Mendojmë se edhe nga rezultatet që i kemi pasur sidomos gjatë një viti e gjysmë të fundit, nga rezultatet e prekshme qoftë në indeksin për matjen e korrupsionit, Transparency International ku kemi kapërcyer 17 vendeve, kemi progres të dukshëm sa i përket lirisë së fjalës, rezultate të shkallës së demokracisë në vendin tonë, pra jemi lider të demokracisë në rajonin tonë dhe mendoj që më nuk ka asnjë arsye pse Kosova duhet trajtuar ndryshe nga vendet tjera të rajonit që as afërsisht s’janë aq demokratike sa është ky vendi ynë”, theksoi ministrja Gërvalla.