13:05 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këto atlete duhet t`i keni patjetër këtë verë

Atletet janë e vetmja veshje që nuk del kurrë nga moda pavarësisht stinës. Ato janë gjithmonë aty, të gatshme për të kompletuar veshjen tuaj, dhe për t’ju bërë të ndiheni sa më komode. Këtë sezon ne kryeqytetet kryesore të botës janë 4 trende të reja që kanë fiksuar të gjithë ata që e duan modën. Ja ku i sjellim dhe për ju:

1.Atletet converse

Të rejat e Londrës u janë rikthyer sërish stilit të vjetër të atleteve converse. Këto lloj atletesh janë për të gjithë ata që ndihen të pasigurtë me veshjen e tyre. Kombinohen perfekt me xhinse, fustane apo edhe me funde të shkurtër.

2.Atletet Veja

I veshi Emma Watson dhe të gjithë u ‘çmendën’ pas këtij stili. E njohur për qasjen e saj të qëndrueshme në prodhim, ‘Veja’ marka e bazuar në Paris ofron stile relativisht klasike.

3.Atletet Fila

Fila u rikthye sërish nga vitet 90’ për në rrugët e New York-ut. Këto lloj atletesh kanë pak gomë të ngritur dhe mbase nuk janë në shijet e të gjitha vajzave, por janë perfekte për ato të shkurtrat.

4.Atletet Vans

Milano është pushtuar nga marka e atleteve ‘Vans’. Këtë sezon këshillohet t’i vishni me pantallona me bel të lartë.

Temat: