19:37 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këto çifte pritet të konkurojnë në edicionin e gjashtë të ‘Dance With Me’

Spektakli ‘Dance With Me’ gjithnjë ka sjellur çifte interesante, të cilët me kërcimet e tyre kanë sjellë një atmosferë shumë të mirë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Gjatë edicioneve të kaluara ka pasur edhe zënka, por edhe momente qesharake. E këtë edicion të gjashtë të spektaklit ‘Dance With Me’ që pritet të filloj me 16 shtatorë pritet të marrin pjesë emra interesant.

Këngëtarja Çiljeta pritet të jetë partnerja e ish banorit të ‘Big Brother’ Valer Klnikaj.

Këngëtari Mateus Frroku pritet të formojë dyshen me aktoren Eliona Pitarka.

Modelja Kejvina Kthella do të jetë çift me Eduart Ndocaj.

Era Rusi pritet të jetë partnere e moderatorit Florian Agalliu.

Duke marë parasysh këta emra mjaft të ‘lakuar’ të mediave padyshim se ky edicion i spektaklit do të sjellë një atmosferë mjaft interesante. /Indeksonline/