23:25 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Këto janë 10 klubet më të vlefshme në botë

Bazuar në sajtin e njohur, “Transfermarkt”, klubi më i vlefshëm në botë në sportin e futbollit është Manchester City.

Vlera e gjigantit anglez shkon në 1.05 miliard euro, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas Manchester Cityt vjen Chelsea me 1.02 miliard euro, derisa këto dy ekipe janë të vetmet me vlerë mbi 1 miliard.

Në top-10she janë edhe Real Madridi dhe Barcelona, të cilat janë në pozitat gjashtë, respektivisht tetë.

10-shen e mbyll Tottenham Hotspur me vlerë 680 milionë euro.