14:17 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Këto janë aktivitetet e juaja të përditshme që dëmtojnë rëndë shpinën tuaj

Dhimbja e shpinës është shumë e rëndë për t’u përballuar, e cila prek më shumë se gjysmën tonë, kanë treguar studimet e reja.

Një studim me mbi 2000 mijë qytetarë amerikanë të udhëhequr nga Samuel Hubbard, ka gjetur se 52 për qind e tyre vuajnë nga dhimbja e shpinës.

Kështu ekspertët kanë sqaruar se mënyra se si ju i bëni gjëra apo aktivitetet e përditshme ndikojnë çdo ditë në shpinën tuaj.

Kështu, më poshtë gjeni disa nga këto aktivitete të cilat jua shtojnë dhimbjen e shpinës.

Jon Bongcaëel, një fizioterapisë, ka ndarë për Mail Online  aktivitetet të cilat duhet t’i bëni ndryshe në mënyrë që të evitoni më shpejt dhimbjen, transmeton Indeksonline.

Përdorimi i pajisjeve mobile

Nëse jemi duke qëndruar ulur, shumica prej nesh mban atë në prehër ose aq poshtë sa duhet të përkul shumë qafën, gjë e cila na bën që të shikojmë poshtë dhe në këtë mënyrë edhe do ndikojë në muskujt e qafës dhe të shpinës.

Gjithmonë mbani pajisjen lartë sa niveli i krahëve, kështu do të jetë një nivel më i drejt me sytë, dhe juve nuk ju bie të qëndroni shtrembër.

Larja e dhëmbëve dhe enëve

Kryerja e këtyre detyrave do të thotë përkuljen në lavaman- dhe rreziqet e njëjta kanosen edhe kur hekuros.

Rreziku është që ju jeni vazhdimisht e përkulur dhe në këtë mënyrë edhe mund të shkaktojë dëme në shpinë, qafë dhe shpatull.

Në vend të kësaj përdorni një shkallë të vogël, në të cilën mund ta mbështesni njërën këmbë. Në këtë mënyrë juve ju ndalon të përkuleni në mënyrë të shtrembër dhe ju detyron të përshtatni sjelljen tuaj.

Pastrimi me fshesë elektrike

Nëse lëvizni gjithë trupin tuaj duke u përkulur përgjatë pastrimit të shtëpisë me fshesë eklektike mund të dëmtojë pjesën e sipërme dhe të poshtme të shpinës. Në mënyrë të ngjashme, fshesa e rëndë mund të shkojë në shpatullat tuaja dhe kapja e fshesë për periudha të gjata është një lajm i keq për bërrylat tuaj.

Qëndroni më drejt dhe lëvizni krahët, jo shpinën tuaj. Bëni pushime gjatë kohës që jeni duke pastrua, ose ndani punët me dikë tjetër.

Siguroheni që fshesa nuk është shumë e rëndë përpara se ta blini.

Vendosja dhe heqja e enëve në pjatalarëse

Qëndrimi shtrembër gjatë kohës që qëndroni ngarkoni ose shkarkoni makinën e enëve është diçka që duhet pasur kujdes, sidomos me gjërat e rënda.

Ato mund të ndikojnë në tendosjen e shpinës në pjesën e poshtme të shpinë.

Qëndroni drejt dhe kërrusuni në gjunjë. Ngarkoni artikujt më të rëndë në pjesën e përparme të pjatalarëses.

Vendosja e fëmijëve në vendin e tyre brenda makinës

Përdredhja dhe përkulja përpara gjatë mbajtjes së fëmijës mund të dëmtojë shpinën dhe shpatullat tuaja.

Mbajeni foshnjën afër trupit tuaj, përkuluni me gjunjë dhe lëvizni këmbët mos e ktheni  shpinën.

Bartja e gjërave të ndryshme lartë dhe poshtë nëpër shkallë dhe pajisjet e dollapëve

Mbingarkesa e trupit gjatë ngjitjes së shkallëve dëmtojnë pjesën e pasme të shpinës, pjesën e sipërme të shpinës dhe shpatullat, ndërsa në mënyrë të përsëritur heqja dhe mbajtja e ngarkesave të rënda mund të shkaktojë lëndime të përsëritura në gjunjë.

Mbajeni sendet afër trupit tuaj dhe mbajeni shpinë drejt. Lëvizni duke lakuar vetëm këmbët, jo edhe shpinën dhe shpatullat tuaja.

Ndryshe në gjërat shumë të rënda merrni dikë që t’ju ndihmojë.

Larja e dritareve

Përdredhja dhe përdorimi i një ane të trupit më shumë se tjera, nuk është e mirë për shpinën dhe shpatullat tuaja të sipërme dhe të poshtme, ndërkohë që qëndroni për një periudhë të gjatë dhe lëvizjet  tilla të përsëritur a mund të shkaktojnë plagë edhe në bërryl.

Shmangni përdorimin e një ane të trupit më shumë se tjera duke alternuar duart ose duke përdorur një dorë tjetër për të pastruar çdo dritare.

Mbani trupin drejt dhe lajini dritaret në drejtim të fytyrës. Përdorni shkallë për dritare të larta dhe pushoni herë pas here që është nevoja.

Rregullimi  i shtratit

Edhe mënyra se si e rregulloni shtratin mund të ndikojë keq në shpinën tuaj. Pra keni kujdes të mos bëni përdredhje të mëdha. Është mirë të uleni në gjunjë përderisa jeni në një anë të krevatit dhe të mos zgjateni për ta arritur shtratin edhe në skajin tjetër.

Shikimi i televizionit

Është e rëndësishme se si qëndroni përderisa shikoni televizion, sidomos nëse qëndroni me orë para tij.

Nëse qëndroni shumë ulur duke pasur këmbët e kërrusura është mirë të bëni pushim çdo 20 minuta duke u çuar dhe çlironi këmbët. Sigurohuni që qëndroni drejt përballë televizionit dhe jo në një këndë tjetër./Indeksonline/