21:55 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / gjelbra k

Këto janë datat e ndeshjeve ”El Clasico” për sezonin e ri

Janë mësuar datat e dy ndeshjeve të “El Clasicos” për edicionin e ardhshëm në La Ligën Spanjolle.

Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, me 16 tetor, ndërsa ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet me 19 mars të vitit ardhshëm.