07:53 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Këto janë disa nga aplikacionet më të sigurta për dërgimin e mesazheve

Privatësia është një prej çështjeve më të diskutuara në botën virtuale, ndaj mendojmë se duhet t’i dini se cilat janë disa nga aplikacionet më të sigurta në dërgimin e mesazheve.

Signal

Përmes këtij aplikacioni, mund të dërgoni mesazhe, të kryeni telefonata në grup dhe ka një siguri të lartë në enkriptimin e materialeve, po aq të fortë sa WhatsApp apo Messenger, por ndryshe nga Facebook, Signal është krijuar nga organizata nga një kriptograf që beson në privatësi, si dhe një nga bashkëthemeluesit e WhatsApp. 

Telegram

Telegram është gjithashtu një aplikacion i përdorur anembanë botës dhe ju ofron mundësinë e një chat-i sekret, në të cilin të gjitha mesazhet tuaja fshihen pas një kohe të caktuar.

WhatsApp

Ky app është gjerësisht i përdorur, në të gjithë botën, pasi është i thjeshtë në përdorim, si dhe ruan të dhënat, në celular, kompjuter, apo laptop. Mesazhet janë të enkriptuara dhe mund të kalohen lehtësisht nga aplikacioni, jo nga iCloud, apo Drive.

Threema

Threema ka një çelës identifikues, i cili ju lejon të përdorni aplikacionin në mënyrë krejt anonime, pa përdorur emrin apo të dhënat tuaja.

Viber  

Viber ju mundëson po ashtu një hapësirë sekrete, në të cilën mesazhet fshihen. Një tjetër avantazh janë edhe chat-et e fshehura, në të cilat keni privatësi maksimale.

Discord

I fundit, por jo nga rëndësia, Discord është dhe do të mbetet gjithnjë trend, pasi ka servera të dedikuar, super sekretë, në të cilët njerëz me interesa të përbashkëta, bisedojnë dhe komunikojnë lirisht, duke ndjekur rregullat e vendosur paraprakisht.

Discord është një komunitet, i cili ofron lehtësi në kërkimin e tematikave që ju interesojnë, gjithashtu një mënyrë interesante për të ndjekur filmat, luajtur lojëra online me miqtë, si dhe gjithçka tjetër, duke i bërë “share” ekranit.