09:05 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë dy grupet e Vetëvendosjes, ja kush nga pozicionohet (Foto)

E premtja e javës që lamë pas nxori në pah faktin se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që po mbahet me mosmarrëveshje brenda partisë.

Madje e gjithë kjo doli në pah nga një mesazh i shkruar, në të cilin deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës nga po e njëjta parti e quajti ish-liderin e Vetëvendosjes, tani deputet, Albin Kurtin me një fjalë fjalë tejet fyese.

“E ai muti”, kishte shkruar Aida Dërguti në mesazhin që po i referohej, Kurtit.

Kjo shprehje aspak e nevojshme në fjalorin e dikujt që është pjesë e politikës ndër vite, shkaktoi bujë të madhe tek qytetarët por edhe tek Lëvizja Vetëvendosje, tani në publik.

Por e gjitha kjo ka disa ditë që po kalohet nga komentimi në komentim, duke lënë anash vetëm të parin e Vetëvendosjes, i cili nuk nxori nga goja as edhe një  fjalë të vetme rreth gjithë kësaj ngjarje.

Ndërkohë duhet shtuar se sot Vetëvendosje pritet të mblidhet, në mënyrë që të diskutohen mosmarrëveshjet të cilat thuhet të kenë që një vit më parë.

Por siç mëson Indeksonline, tashmë kjo parti është ndarë në dy tabore, por edhe në person të cilët nuk dinë nga t’ia mbajnë.

Në njërën anë siç mësohet nga burime të Indeksonline deputetët që rrezikojnë të ndahen janë kësisoj.

Në anën e Albin Kurtit thuhet të jenë: Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Boiken Abazi, Xhelal Sfeçla dhe Sali Zyba.

Kurse bëhet e ditur se në anën e Aida Dërgutit tashmë janë renditur: Dardan Molliqaj, ndër më të përmendurit përgjatë këtyre ditëve, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri, apo lideri i kësaj partie, Shpend Ahmeti si dhe Qëndron Kastrati.

Mbetet të pritet se cili do të jetë vendimi i liderit të Vetëvendosjes, të cilët siç është raportuar së fundi i është kërkuar largimi i Aida Dërgutit, njërës nga anëtarët e para të Lëvizjes./Indeksonline/