75 Mall Live Search
20:07 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këto janë formacionet e skuadrave që synojnë titullin në Serie A (Foto)

Juventusi, Napoli, Interi, Roma, Milani e Lazio janë skuadrat që do të synojnë titullin në edicionin e ardhshëm të Serie A.

Juve përsëri mbetet favoriti kryesor për titull pasi që ka siguruar Cristiano Ronaldon dhe disa blerje të tjera, ndërsa ka mbajtur deri më tani yjet e skuadrës.

Napoli me Ancelottin do të tentojë rikthimin e titullit pas shumë vitesh. Baza e skuadrës është tejet cilësore, por që nuk do të jetë e lehtë kur një Juventus e ke rival në ligë, shkruan Indeksonline.

Interi ka bërë disa blerje cilësore dhe mund të jetë skuadër e frikshme nëse Spalleti arrinë të koordinojë të gjitha transferet. Ardhja e Nainngolan është përparësia në mesfushë.

Milani si Milani, me probleme e kriza.

Nëse Gattuso mbetet trajner, nuk priten risi në skuadër. Mbetet të shihet në dy javët e ardhshme nëse do të ketë ndonjë lëvizje në skuadër.

Roma momentalisht është në “koma”. Largimi i Nainngolan dhe Alisson ka bërë që skuadra e kryeqytetit mos të llogaritet fare si favorite. Pavarësisht shumë blerjeve, Roma nuk ka sjellur ndonjë emër deri më tani që mund të bëjë ndryshimin. Por, kjo nuk do të thotë se mos të jetë befasi e edicionit!

Lazio i Igli Tares ka shitur De Vrij e Anderson, por që ka blerë disa lojtarë cilësor që mund të bëjnë ndryshime./Indeksonline/

Temat: