Allegri shpallet trajneri i vitit në Serie A, por goli më i bukur i takon yllit të Interit
Goli i jashtëzakonshëm i Mauro Icardit kundër Sampdorias është shpallur më i miri i vitit në Serie A, por sulmuesi i Interit nuk është pajtuar me këtë vendim.
”Gran Gala del Calcio” është mbajtur sonte në Milano, teksa Icardi mori çmimin e parë në këtë ceremoni, i votuar nga publiku.
”Personalisht, unë mendoj se goli im ndaj Milanit ishte më i mirë, por faleminderit që më votuat”, tha Icardi pasi mori çmimin, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit, Max Allegri e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, derisa Juventusi u votua si skuadra më e mirë në këtë ceremoni.
”Është një mbrëmje e mrekullueshme dhe unë i falënderoj të gjithë që punojnë me mua çdo ditë, sidomos lojtarët”.
”Ronaldo ka bërë një impakt tek unë sepse ai ka sjellur profesionalizëm, kompetitcion dhe është një djalosh modest”, tha Allegri./IndeksOnline/