Këto janë katër skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane për sezonin e ardhshëm
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/ballkanitrofeu1-1200x675-1.jpg)
Ballkani sot e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti skuadrën e Prishtinës, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4-2 (6-4).
Skuadra suharekase, në fundjavë fitoi edhe titullin e Kampionit të Superligës, për herën e tretë radhazi, shkruan IndeksOnline.
Paraqitjet e mira të Ballkanit dhe pjesëmarrja për dy vite në grupet e Conference League, ka bërë që Kosova të ketë katër skuadra në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Ballkani, shkon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Llapi dhe Drita në javën e fundit do të luftojnë për vendin e dytë do të shkojë në kualifikimet e Ligës së Evropës, deris vendi i tretë shkon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas fitores së Bllkanit në Kupën e Kosovës, skuadra e Malishevës do të luaj në në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës./IndeksOnline/