Këto janë metodat më të këqija për t’i propozuar martesë të dashurës
Propozimi është njëri prej akteve më të mira që dikujt mund t’i ndodhë, andaj edhe duhet të jetë dicka e paharruar, shkruan Indeksonline.
Më poshtë do të sjellim disa prej mënyrave më të këqija për t’i propozuar asaj:
Në mes të turmës
Propozimi në mes të turmës dikur ka qenë në modë, por jo më. Tanimë askush nuk e përdor këtë për t’i propozuar të dashurës ngase është bërë monotoni.
Duke e arrestuar
Një prej metodave që dikur ka mundur të jetë në modë por jo më është “metoda e arrestimit”. Kjo dikur është bërë kinse për shkak të vjedhjes së zemrës të dashurit, por më nuk është “in”.
Propozimi “sa për sy faqe”
Propozimi nuk është diçka e thjeshtë dhe e lehtë. Andaj planifikojeni mirë këtë para se ta bëni dhe mos i bëni të dashurës presion me pyetjet “Kur do të martohemi tash?”.
Mos i propozo kur ajo është duke festuar diçka tjetër
Asnjëherë mos i propozoni asaj në momentin që ajo është duke festuar për diçka tjetër. Mos ia ulni arritjet asaj por lëreni të kënaqet me sukseset.
Mos i propozo as në një diskutim mes të rriturish
Në mes të një diskutimi të rriturish për shembull për shpenzimet e Krishtlindjeve do të ishte ideja më e keqe e mundshme t’i propozoni asaj. Qëndroni larg kësaj ideje të marrë.
Në ditëlindjen e saj ose në festën e Krishtlindjeve
Mos e bëni këtë. Nuk do të ishte zgjidhje e duhur. Nëse i propozoni asaj në ditëlindjen e saj e pastaj gjërat mes juve të përkeqësohen, atëherë ditëlindja e saj do i kujtojë gjithmonë propozimin. Nëse i propozoni në festë, askush s’do të ketë kohë për ju sepse do të jenë duke festuar.
Në një hapësirë të madhe
Edhe sikur të ishte Times Square apo në një stadium futbolli, mos i propozoni. E gjitha kjo është një klishe.
Në një restaurant
As ideja që t’i propozoni asaj në një restaurant nuk është prej ideve të qëlluara. Propozojini më pastaj, por assesi jo në restaurant.
Shkrimi me petale “Martohu me mua”
A ka diçka më të zakonshme sesa propozimi me petale trëndafili? E gjitha kjo është konsumuar aq shumë saqë as të dashurës suaj nuk do i dukej interesante më./Indeksonline/