75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 20 Mars 2026 / L A

Këto janë ndeshjet çerekfinale të Europa League dhe Conference League

Dy kompeticionet dytësore të UEFA-s, Europa League dhe Conference League kanë ardhur në fazën e rëndësishme.

Çerekfinalet të cilat do të jenë po aq të rëndësishme sa ndeshjet në Champions League, duke krijuar vëmendje si çdo herë.

Ndeshje e rëndësishme në Europa League, pritet të jetë ajo në mes Portos dhe Nottingham Forestit si dhe Bolognës ndaj Aston Villës.

Ndërsa në Conference League, vëmendja do të jetë në ndeshjen mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, të cilat shihen si favorite të kësaj gare.

Ndeshjet e para luhen më 9 prill, përveq Braga-Real Betis që zhvillohet më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 prill./IndeksOnline/