15:01 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këto janë Policitë e dy shteteve që u pranuan sot në Interpol, ndërsa JO edhe Kosova!

Republika e Kosovës nuk arriti të bëhet pjesë e INTERPOLIT.

Mirëpo, organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë iu bashkuan dy shtete “gjigante”, Kiribatu dhe Vanuatu. Këto shtete, së bashku, nuk kanë banorë sa Kosova.

Kiribatu, një republikë ishullore në Paqësorin Qendror ka gjithsej 116 mijë banorë ndërsa Republika Vanuatu në jug të Oqeanit Paqësor me 276 mijë, shkruan Indeksonline

Kësisoj, Interpoli tani ka 194 shtete anëtare. Republika e Kosovës mori mbështetjen e vetën 76 shteteve ndërsa kundër 56 shtete, kurse 22 abstenime.

Ndryshe, Policia e Kosovës që nuk arriti t’i bashkohet organizatës policore, është vlerësuar lartë nga organizata të huaja për punën dhe sukseset në fushën e sigurisë. /Indeksonline/

Më poshtë, ua sjellim disa foto:

 

Banorët e këtyre shteteve