08:14 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë temat e diskutimit në dialogun Kosovë-Serbi që nis sot në ora 11:00

Me fillim nga ora 09:00 delegacioni i Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi ka një takim përgatitur lidhur me rifillimin e dialogut.

Sipas burimeve të Indeksonline, dialogu ku do të diskutohen çështjet teknike që kryesisht kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, nis në ora 11:00.

Gjithashtu duhet shtuar se temat të cilat pritet të diskutohen janë: Zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, Drejtësia, muri tek pjesa e Urës së Ibrit në Mitrovicë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Energjia.

Ndryshe pala kosovare në këtë dialogu përbëhet nga Avni Arifi, Ardian Arifaj, Endrit Shala, Blerand Stavileci, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Alban Dërmaku, të cilët në Bruksel kanë arritur gjatë natës së kaluar.

Dialogu Kosovë-Serbi pritej të fillonte më 16 janar, gjë kjo e cila nuk u arrit pasi pala serbe vendosën të ktheheshin në Serbi pas lajmit për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq./Indeksonline/