23:25 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Analistët serbë: Duhet përfshirja e SHBA-ve dhe Rusisë në dialogun me Kosovën

A mund të jetë dialogu “i vdekur klinikisht” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pasi Prishtina rriti taksat mbi produktet nga Serbia me 100%?

Analistët nga Serbia japin komente të ndryshme, por pajtohen se alternativa për ndalimin e bisedimeve është “jo premtuese “, si dhe duhet përfshirja e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme, Dragan Gjukanoviç, beson se vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë i mundur vetëm nëse masa kufizuese e Prishtinës tërhiqet, transmeton IndeksOnline.

Dhe në pyetjen nëse koha për të ndryshuar formatin dhe dialogun përfshinte pushtet të madh, Stefan Surliç i Qendrës për Studime Ndërdisiplinore në Ballkan, ka këtë përgjigje:

– Bashkimi Europian duhet të ripërcaktojë kornizën dhe të konsiderojë përfshirjen e aktorëve të tjerë globalë, si SHBA dhe Rusia, sepse është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve, para së gjithash, nënkupton përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës – tha Surlić. Kjo do të çonte në një normalizim të përhershëm të marrëdhënieve dhe që do të mundësonte pajtimin e popujve serbë dhe shqiptarë.

I pyetur nëse përfshirja e “fuqive të mëdha” mund të jetë kundërthënëse për një nga pjesëmarrësit, Surlić shpjegon se interesi kyç i Prishtinës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe vetëm angazhimi i anëtarëve të BE në këtë anëtarësim është i pamjaftueshëm dhe kështu, nëse është fjala për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, është e nevojshme të përfshihen aktorë globalë, sepse, siç thotë ai, ata do të jenë garantues i kësaj marrëveshjeje.

Poashtu të njejtin mendim e ndan edhe Gjukanoviq, i cili vazhdon të pohoj se “vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë i mundur vetëm nëse do të tërhiqen masat kufizuese të Prishtinës”.

“Dialogu duhet gjithsesi të ringjallet, pasi do të shohim situata të shumta ose të ngjashme nëse nuk ka dialog dhe përfundimin e tij të suksesshëm në periudhën e ardhshme” – thotë Gjukanoviç. /IndeksOnline/