LDK del me qëndrim për rezolutën e qeverisë për dialogun!
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas takimit të partive politike me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në të cilin kjo partie së bashku me Vetëvendosjen nuk mori pjesë, ka deklaruar se rezoluta e koalicionit qeverisës për dialogun duhet të largohet sa më shpejt dhe të mos hidhet në votim.
Ai përmes një shkrimi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ka propozuar rezolutën me të cilën do të vendosej vija kryesore e kuqe në dialogun me Serbinë – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut.
“Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin. Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kanë filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën. Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti. Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë”, ka thënë Hoti./Indeksonline/