10:23 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto janë tri komunat që shkojnë në rinumërim të pjesshëm

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat Komuna do t’i nënshtrohen edhe njëherë rinumërimit.

PZAP ka marrë vendim sot që Komuna e Prishtinës dhe Prizrenit të shkojnë në rinumërime.

E gjithë kjo pas ankesave që LDK i ka bërë në PZAP për Prishtinënë derisa PDK në Prizren.

Ndërkaq Komuna e Rahovecit, Istogut dhe Dragashit, do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm.

Në Rahovec PDK ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK ankesë në Dragash ndaj PDK-së.