10:34 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vendimet e FVK-së, para nisjes së sezonit

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës në Volejboll do të nisë në fundjavën dytë të tetorit, më 12 dhe 13 tetor.

Para nisjes së sezonit të ri, bordi i FVK-së mori këto vendime:

1) Sezoni i ri 2019/20 do të nisë si në vijim:

– Superliga M-F 12/13 tetor

– Liga e Parë 19/20 tetor

– Superkupa në konkurrencën e femrave 9/10 tetor

2) Kupa e FVK-së, organizohet vikendin e parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor dhe marrin pjesë 4 ekipet e para të stinorit vjeshtor 1vs4, 2vs3.

3) Garat e juniorëve U18 në pranverë të organizohen në formë lige të rregullt./Indeksonline/