23:50 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto janë votat e serbëve që e votuan Haki Rugoven në zgjedhjet e 22 tetorit

Faqja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Istog i ka siguruar listat e serbëve që e kanë votuar Haki Rugoven në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në lista shihen emra serbë të cilët kanë votuar me postë duke i dhënë avantazh më të lartë Haki Rugovës ndaj Gani Dreshajt që rënditet i dyti me numër të votave.

Ishin pikërisht votat e ardhura me postë ato që e kishin rritur edhe në përqindje diferencën me vota ndaj Haki Rugovës e Gani Dreshajt./Indeksonline/