20:59 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto rrugë në “Kodrën e Trimave” janë katastrofë! Kur do të rregullohen? [Foto]

Infrastruktura rrugore në Prishtinë  nuk po jetë për t’u dëshiruar. Në disa lagje në Prishtinë punimet në to kanë qenë vetëm sa për “sy e faqe”.

Kështu, bëhet fjalë për rrugët “Kamer Loshi” dhe “Kristina Hoshi” në Kodrën e Trimave, të cilat për një kohë të gjatë punimet e tyre janë ndërprerë dhe të njëjtat nuk po fillojnë më.

Dihet se prej se kanë filluar të vendosin shtyllat elektrike të reja, në këto lagje rruga ka mbet në gjendje të mjerueshme.

Ndërsa edhe banorët vazhdojnë të kenë vështërsi në qarkullimin e automjeteve me këtë gjendje të rrugës.

Më poshtë shikoni këto pamje:

/Indeksonline/