07:29 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto ushqimet përshpejtojnë humbjen e peshës

Me kalimin e viteve, proceset metabolike të trupit ngadalësohen. Kjo ndikon në shtimin më të shpejtë të peshës. Për fat të mirë, secili prej nesh mund të ndryshojë dietën ushqimore, të hajë në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt. Sipas një studimi të publikuar nga ‘Journal of Clinical Nutrition’, nga 120 mijë pjesëmarrës të vëzhguar për më shumë se 16 vjet, ata që hanin ushqime me ngarkesë të lartë glicemike, fituan peshë më shumë se ata që hanin ushqime me ngarkesë të ulët glicemike. Të ushqimet e para përfshihen kokrrat e rafinuara, niseshte dhe sheqer, ndërsa te ushqimet e dyta përfshihen arra, bulmet, fruta, dhe perime.

Artikuj me përqindje të ulët glicemike ndihmojnë në humbjen e peshës. Njerëzit që humbasin peshë më shumë janë ata që hanë ushqim deti, gjoks pule dhe kos. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes atyre që pinë qumësht me yndyrë të ulët, apo atyre që përdorin qumësht me yndyrë të plotë në dietën e tyre. Ushqimi me vezë dhe produktet e qumështit me sasi të lartë glicemike është i lidhur me shtimin në peshë. Studimet tregojnë se dieta më e mirë për humbje peshe përfshin artikuj ushqimore me vlera të larta proteinike si arra, kosi, peshku, frutat e detit, që ndihmojnë në parandalimin e shtimit në peshë. Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe zëvendësojeni me mishin e gjeldetit, apo mishin e gjoksit të pulës.
Përshtatur nga wellnessbin.com

Temat: