19:03 / E Martë, 30 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

KF Llapi me strukturë të re të kryesisë, a u largua Batatina nga pozita e trajnerit?

KF Llapi ka njoftuar se për sezonin 2023/2024, janë bërë ndryshime në kryesinë dhe bordin e klubit.

Në grafikun e paraqitur nga klubi, pozita e trajnerit të tanishëm të Llapit, Tahir Batatina, nuk figuron pozita e trajnerit, ai paraqitet si Drejtor i përgjithshëm i klubit dhe anëtar i bordit, duke mos e përmendur atë pozitë.

Nuk dihet nëse Batatina do të jetë ende trajner i Llapit, në njoftimin e klubit thuhet se klubit të Llapit pritet ti bashkohen edhe njerëz të tjerë në strukturat udhëheqëse.