17:27 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

KFF Mitrovica fiton Kupën e Kosovës në kategorinëe femrave, fiton bindshëm ndaj KFF Kosova VR

Klubi i Futbollit të Femrave, Mitrovica, është fituese e Kupës së Kosovës, për sezonin 2023/24.

Në finale, KFF Mitrovica fitoi me rezultat të thellë 7-1 ndaj KFF Kosova VR.

Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Kësisoj, futbollistet e klubit mitrovicas e mbyllin sezonin me kurorën e dyfishtë./IndeksOnline/