KFOR-i nis helikopterin e parë në Prevallë, tenton shuarjen e zjarrit nga ajri
Situata në Prevallë vazhdon të jetë alarmante. Zjarri që ka kapluar sipërfaqe të madhe pyjore i është aftuar zonës së banueshme.
Duke parë këtë situatë, KFOR-i para pak minutash ka aktivizuar helikopterin e parë që po intervenon nga ajri. Zjarri është afruar dhjetëra metra larg shtëpive të banimit dhe po rrezikon seriozisht zonën turistike. /Indeksonline/