11:57 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

KFOR-i monitoron bastisjen, që po zhvillohet në zyra të veteranëve të luftës

Për ta monitoruar aksionin e Njësisë Speciale të EULEX-it që po zhvillohet në zyra të OVL të UÇK-së, ka dalë edhe KFOR-i.

Pjesëtarët e KFOR-it po qëndrojnë në distancë siç po qëndron edhe Policia e Kosovës.

Aksioni po zhvillohet, një ditë pas arrestimit të Salih Mustafës dhe disa ditë pas qarkullimit të dosjeve të Speciales në zyra të OVL të UÇK-së.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të EULEX-it .