08:43 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib takohet me Putinin, befasojnë me deklaratat e tyre

Khabib Nurmagomedov mposhti McGregor në përballjen e UFC 229 që më pas u përcoll edhe me incidente jashtë oktogonit.

Gjatë ditës së djeshme Khabib u prit në një takim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Boksieri ka falënderuar numrin një të Rusisë për mikpritjen, shkruan indeksonline.

“Ju faleminderit shumë Vladimir për pritjen e ngrohtë dhe për urimet.  Dhe unë jam shumë i kënaqur që fitorja ime solli aq shumë gëzim për vendin tonë shumëkombësh.  Kjo është fitorja jonë e përbashkët”, ka thënë Nurmagomedov.

Në anën tjetër Putin ka arsyetuar veprimin e Khabibit duke thënë se gjithkush do të reagonte në atë mënyrë.

“Nëse ne sulmohen nga jashtë, jo vetëm ju, ne të gjithë mund të veprojmë në mënyrë të tillë. Por është më mirë të mos arrijmë në atë fazë”, shtoi Putin.

Kampioni i botës në pesha të lehta i UFC-së ka kërkuar falje për veprimin e bërë duke e konsideruar kundërshtarin si provokues. /IndeksOnline/

Temat: