16:13 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Khloe Kardashian i del në mbrojtje të vajzës së saj pas komenteve raciste

Khloe Kardashian i ka sugjeruar njerëzve që të kenë kujdes me fjalët që i përdorin në komente, transmeton Indeksonline.

Ajo i ka dal në mbrojtje të vajzës së saj përmes disa postimeve në Twitter pas komenteve raciste që i ishin bërë për vajzën e saj, True Thompson.

“Nuk më pëlqen fakti që njerëzit janë të lejuar të komentojnë në ngjyrën e lëkurës së vajzës sime” shkroi Khloe në njërën nga postimet e saja në  Twitter.

Në këto postime Khloe është shprehur shumë agresive dhe shumë e ashpër me fjalorin e saj ndaj racistëve./Indeksonline/