16:29 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Kicker”: Bayern nuk do ta blej Jamesin në verë

Duket se Bayern Munich kanë ndryshuar planet e tyre në lidhje me James Rodriguez.

Sic njoftoi Uli Hoeness, pas humbjes ndaj Dortmundit të shtunën e kaluar, bordi i klubit synon të bëjnë një ndryshim radikal në organikën e skuadrës.

Gazeta gjermane ‘Kicker’ raporton se buxheti arrin në total 200 milionë euro, megjithatë 42 milionë nuk do të përdoren për të ushtruar opsionin për të blerë James, transmeton IndeksOnline.

Siç shpjegohet nga Karl-Heinz Rummenigge, drejtor i përgjithshëm i klubit Saebener Strasse, opsioni i blerjes i vendosur në kontratën midis bavarezëve dhe madrilenëve është i njëanshmëm. Kjo do të thotë: vendos Bayern!

James përsëriti dëshirën e tij për të vazhduar në Gjermani në më shumë se një rast, por situata e tij aktuale në ekipin e udhëhequr nga Niko Kovaç duket se ka ndryshuar gjithçka.

Fituesit i ‘Pichichit’ në Kupën e Botës 2014 nuk është në planet e trajnerit kroat, i cili e la atë pa një minutë të vetme në dy ndeshjet e fundit kundër AEK dhe Dortmund. Përveç kësaj, James ka pësuar një lëndim në gju të martën, që me siguri do ta ndajë atë nga fushat e lojës deri vitin e ardhshëm.

E njëjta gazetë foli edhe për mungesën e disiplinës nga ana e James që zemëroi Kovaçin. Gjatë përplasjeve para takimeve ai nuk ushtroi intensivisht dhe mbërriti vonë në vendin e takimit përpara se të nisej për në Dortmund, diçka që sipas Bild, e dënoi atë për t’u ulur në stol në Signal Iduna Park.