10:34 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Kicker: Klauzola e largimit, Rashica mund të ikën vetëm për 15 milionë euro

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit të transferimeve.

Anësori i Kombëtares së Kosovës tani do të jetë në dispozicion të klubeve për vetëm 15 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka dhënë gazeta gjermane ‘Kicker’ – të cilët thonë se ky çmim bie për shkak të rënies së Werder Bremen një kategori më poshtë në futbollin gjerman.

IndeksOnline mëson se Milot Rashica momentalisht ka kontakte me skuadrën e Aston Villas – por asnjë ofertë zyrtare nuk ka arritur.

Rashica tani gjendet në Kosovë dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet miqësore – që ‘Dardanët’ i zhvillojnë kundër San Marinos dhe Maltës./IndeksOnline/