23:21 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

Kievi shpall ofensiva të reja, forcat ukrainase përparojnë në Frontin Lindor

Ushtria ukrainase ka nisur sulme të shumëfishta kundër forcave ruse në frontin lindor dhe po raporton sukses, tha sot Ministria e Mbrojtjes.

“Një ofensivë në disa drejtime filloi sot drejt lokacioneve Orykhovo-Vasilyvka, Bakhmut, Bogdanivka, Yaginde, Klychchiivka, Kurdyumyvka”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se forcat e saj kanë avancuar pranë Bakhmutit, një nga pikat kyçe të betejës në frontin lindor, dhe në një zonë më në jug.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Amynas Maliar, duke shkruar në Telegram, tha se një sulm filloi pranë një grupi fshatrash përreth Bahkmutit, qyteti i pushtuar nga mercenarët rusë të Wagner muajin e kaluar.

“Në të gjitha këto fusha, ne kemi bërë përparim,” shkroi Maliar.

Oleksandr Tarnanskyi, komandanti i frontit jugor, Tavria, tha se forcat ukrainase çliruan një zonë pranë Krasnohorivka, në perëndim të qendrës rajonale të Donetsk të kontrolluar nga forcat ruse. Ai tha se rajoni kishte qenë nën kontrollin rus që kur forcat separatiste të mbështetura nga Moska morën kontrollin e tij në vitin 2014.

Më herët sot, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzny, siguroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, gjeneralin Mark Milley se kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse po vazhdon siç ishte planifikuar.

“Ne diskutuam në detaje situatën përgjatë gjithë vijës së frontit. I tregova për sulmin dhe veprimet agresive të njësive tona. E informova se operacioni po vazhdon sipas planeve”, tha gjenerali ukrainas, sipas një deklarate.