10:58 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / B O

Kim dhe Khloe dalin në restorant, “hallakatet” rrjeti

Kim Kardashian mbërriti në restorantin Gekko në Miami të enjten me motrën e saj Khloe.

Me një bluzë të vogël, pantallona garash blu dhe të bardhë dhe çizme lëkure të zeza, Kim dëshmoi edhe një herë se është ikonë e stilit dhe dukjes.

Dalja e mbrëmshme vjen pasi Kim zgjidhi divorcin e saj me Kanye West pas një beteje që vazhdoi për gati dy vjet që kur u ndanë.

Seksi dhe atraktive dukej edhe motra e saj, Khloe me një kostum të zezë të ngjitur lëkure./Indeksonline/