12:49 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian e neveritur nga motrat e saj

Kanye West së fundi e bëri partner gruan e tij Kim Kardashian e modeleve të këpucëve, “Yeezy”.

Debutimin e tyre si partner e bënë para mediave në Japoni por nuk shkoi çdo gjë siç deshi ylli televiziv, Kim Kardashian.

Asaj nuk i ka pëlqyer se si janë veshur motrat e saj në kampanjën e “Yeezyt” , Khloe dhe Kourtney Kardashian  . Në episodin e fundit të spektaklit “Keeping Up With Kardashians”, ajo thotë se është neveritur me veshjen e motrave të saj.

“Nuk mund të ha as darkë sepse unë jam shumë e neveritur me veshjen e çmendur të motrave të mija” tha Kim gjatë një dialogu në episodin e ri.

Po ashtu ajo i quajti pala­ço dhe veshjen e tyre e krahasoj me veshjen e festës së Halloween. /Indeksonline/