22:29 / E Mërkurë, 01 Prill 2020

Kim Kardashian tregon se a ka në plan të zgjëroj familjen e saj!

Klani Kardashian-Jenner ndodhet në Calabasas, secili në karantinë me familjet respektive, por duket se ajo që po e kalon me më shumë vështirësi izolimin është Kim.

Nëna e katër fëmijëve, North 6, Saint 4, Chicago 2 dhe Psalm 11 muajsh, thuajse e ka humbur fare. Sepse po jeton e karantinuar me 4 fëmijë nën 7 vjeç dhe kjo për Kim-in është shumë!

“Të qëndrosh në shtëpi me katër fëmijë…Nëse për një çast mendova se mund të doja dhe një fëmijë tjetër kjo s’ka shans të ndodhë më. Eshtë shumë e vështirë, shumë!”- u shpreh Kim gjatë një lidhjeje direkte në programin “The View”.

Pra nëse për ndonjë çast kishte menduar për një bebush të pestë, pas eksperiencës së karantinës, e fshiu komplet si ide.