Kim Mehmeti deklarohet për arrestimin e gylenistëve në Kosovë
Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka komentuar arrestimin e gjashtë gylenistëve të arrestuar në Kosovë.
Sipas tij, ky rast nuk bën që shqiptarët të përcahen mes vete.
“Shqiptaria ka nevojë për miq e jo për armiq, patriotizmin tonë ne nuk duhet ta ushqejmë me antiturqizëm, e as me urrejtjen ndaj cilitdo popull, por me dashurinë ndaj shqiptarisë! Sot kur bëhet rirreshtimi i forcave globale nuk duhet të lejojmë të përçahet shqiptaria”, ka thënë ai për Dukagjinin”.