16:40 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kim Mehmeti e quan mbeturinë politike ambasadorin Dedaj

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti i ka komentuar lajmet se ambasadori i Kosovës në Shkup ua ka uruar shqiptarëve të Maqedonisë anëtarësimin e vendit në NATO nëpërmjet një fotografie grupore të drejtuesve të BDI-së.

Sipas Kim Mehmteit, ambasada e këtushme e Kosovës ishte dhe mbeti dega më besnike e BDI-së si dhe ‘kazan’ ku Kosova i hedh mbeturinat e veta të papërdorshme politike. Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit të publikuar në faqen e tij të FB:

“Mediat raportojnë se Ambasadori i Kosovës në Shkup vazhdon t’i përçajë shqiptarët e Maqedonisë duke ua uruar anëtarësimin e shtetit në NATO nëpërmjet një fotografie grupore të drejtuesve të BDI-së?! Pse, duhej të ndodhte kjo që shqiptarët e Maqedonisë ta kuptojnë se Ambasada e Kosovës në Shkup ishte dhe mbeti ‘dega’ më besnike partiake e BDI-së si dhe kazanë ku Prishtina zyrtare i hedh mbeturinat politike të dala nga ‘Pusi i Gjarprit’, si dhe plehun e papërdorshëm politik!, – shkruan Kim Mehmeti.

Gjithashtu, partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut kërkojnë shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Kjo pasi që gjatë ditës kur u votua Protokolli për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj e ka uruar këtë ngjarje duke postuar një fotografi të deputetëve të BDI-së.