16:59 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kina do ta ketë hekurudhën e parë të mbuluar me 5G

Linja e hekurudhave Express Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong 141 kilometra do të bëhet hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në Kinë që ka mbulim të plotë të rrjetit 5G përgjatë gjithë vijës së saj, njoftoi të mërkurën Xinhua.

China Mobile do të punojë me gjigantin e telekomit kinez Huawei Technologies Co Ltd për të siguruar një rrjet pa tel me mbulim të plotë 5G për hekurudhën me shpejtësi të lartë që lidh Hong Kongun me kontinentin kinez, sipas Wei Ming, kryetari i degës China Mobile Guangdong, transmeton Indeksonline.

Wei bëri njoftimin në Hong Kong gjatë një takimi për të dëshmuar formimin e një aleance të industrisë 5G në zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao./Indeksonline/