Kina i del zot përsëri Serbisë, kërkon seancë të veçantë për Kosovën
Përkrahja e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po vazhdon të jetë në theks të veçantë nga Rusia dhe Kina.
Së fundmi, Pekini zyrtar ka bërë një kërkesë që të mbahet një seancë e veçantë për gjendjen në Republikën e Kosovës, ndonëse Britani e Madhe (kryesuesja e këtij Këshilli) ka kërkuar që mos të ketë diskutime për Prishtinën.
Mediet beogradase raportojnë se seanca pritet të mbahet muajin e ardhëm, ka mesi i nëntorit, transmeton Indeksonline
Vlen të theksohet se takimi i radhës i dedikuar enkas për Kosovën po bëhet për herë të parë pas një periudhe 6 mujore.
Seanca e fundit që u mbajt ishte me 16 prill ku u diskutua për aspektin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndëretnike. /Indeksonline/